Vetëvendosje “selam” QKUK-së: Ja çka ju pret edhe juve!

E publikuar: 02/06/2017 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë atyre që u ka rënë rasti të kenë nevojë për mjek, me siguri se janë ballafaqur me gjendjen e rëndë në të cilën është katandisur sistemi i shëndetësisë në Kosovë, e sidomos në QKUK.

Deri më tani, sistemi i shëndetësisë ka qenë arrë e fortë në të cilën i kanë thyer dhëmbët të gjitha qeveritë e pasluftës.

Megjithatë, deri më tash është vetëm një parti e cila ka ofruar dëshmi se sistemi shëndetësor mund të rregullohet.

Në programin e saj, Lëvizja Vetëvendosje ka paraparë që të kompletohet Sistemi Informativ Shëndetësor, ku secili pacient e ka kartelën e vet me të cilën mund të përcillet historiku i pacientit si dhe është paraparë funksionalizimi i fondit të sigurimeve shëndetësore i cili do të lejonte investime në përmirësim të ambulantave dhe spitaleve si dhe paga të dinjitetshme për stafin mjekësor.

Gjithashtu, Vetëvendosje theks të veçantë vendos edhe në parandalimin ose trajtimin e hershëm të sëmundjeve, duke i detektuar ato që në shkollë.

Si dëshmia më e mirë se kjo gjë është e arrtishme është rezultati i punës në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës.

Vetëm 3 vite pas qeverisjes së Vetëvendosjes, fotot e këtyre qendrave tregojnë një gjendje krejtësisht tjetër. Madje po të mos ishin mbishkrimet e reparteve në ship, pak kush do të besonte se këto fotografi janë shkrepur në Kosovë.

Dhe mesazhi i Vetëvendosjes është që e njëjta gjë e pret edhe QKUK-në.