Vetëvendosje i është kthyer Isa Mustafës në fobi

02.09.2015 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosje i është kthyer Isa Mustafës në fobi

Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer kryeministrit Isa Mustafa në fobi. Kështu e konsiderojnë analistët politikë, fjalorin që po e përdorë kryeministri Mustafa në raport me Vetëvendosjen, e sidomos pas arrestimit të sotëm të disa aktivistëve të VV-së, vetëm pse këta të fundit në makinat e tyre mbanin pankarta kundër Asociacionit të Komunave Serbe, raporton Gazeta Blic.

Publicisti Imer Mushkolaj ka thënë se gjuha që po e përdorë kryeministri, nuk është aspak e përshtatshme për publikun. Madje, ajo ngjason me një diskurs të rrugës, siç thotë ai. Përveç kësaj, ai s’ka lënë pa e kritikuar edhe gjuhën e Vetëvendosjes, as fjalori i kësaj të fundit, nuk është në nivelin e duhur, ndonëse është shumë më mirë se ajo e Kryeministrit.

“Diskursi i përdorur sidomos nga kryeministri Isa Mustafa nuk ka të bëjë fare me një komunikim korrekt politik e publik. Është e pafalshme që ai të përdorë kualifikime që zakonisht i dëgjojmë në rrugë ose në muhabete jorformale. Një gjuhë e tillë tregon shumë për arroganëcn dhe prepotencën e tij, ndërkohë që edhe gjuha e përdorur nga zyrtarë të VV-së ndonjëherë nuk është për t’u lavdëruar, ndonëse është shumë më me takt se ajo e Mustafës”, ka thënë Mushkolaj për Gazeta Blic.

Edhe opinionisti Fadil Lepaja, e cilëson si të ulët gjuhën që e kanë përdorur Qeveria dhe VV-ja, karshi publikut dhe mediave. Ai e ka quajtur “agresive”, veçmas gjuhën e përdorur nga Vetëvendosja.

“Gjuha e ashpër në relacionin Qeveri-Vetëvendosje, apo më saktë LDK-Vetëvendosje, është karakteristikë e komunikimit të dobët të kryeqeveritarit me qytetaret dhe mediat. Ndërkohë, Vetëvendosja e ka shkelur edhe një parim në gjuhën (agresive të komunikimit), e ky është ai i privatësisë”, ka thënë Lepaja për Gazetën Blic.

Kurse, sa i përket arrestimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së sotme, pse atyre iu gjetën pankarta në makinë, Mushkolaj ka thënë se VV-ja kryeministrit i është bërë njëfarë lloj frike, dhe arsyeja përse janë arrestuar ata, ka qenë shumë e pavend, ngase ne jetojmë në një shtet demokratik, e jo në të atillë- policor. Më pas, ai ka shtuar se, nëse nuk ndalet ky ritëm, do të cenohet edhe vetë demokracia.

“Isa Musfatës Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer në fobi. Strategjia për ta ndjekur çdo aktivist të këtij subjekti politik, qoftë edhe që shpërndajnë fletushka, është tërësisht e gabuar. Kosova nuk është shtet policor, ndonëse me ngjarjet e fundit, duket se dikush po e dëshiron të tillë. Nëse vazhdon ky trend i përndjekjes së kundërshtarëve politikë, në këtë rast i aktivistëve të VV-së, atëherë futemi në një fazë të rrezikshme të funksionimit të shtetit dhe më nuk mund të flasim për demokraci”, ka thënë ai.

Ndërsa Lepaja, e sheh pak më ndryshe çështjen e arrestimit.

Në lidhje me këtë , ai ka thënë se policia duhet të veprojë në bazë të përmbajtjes së fletushkave. Nëse në to është shkruar për ndonjë thirrje jo të ligjshme, atëherë ata duhet arrestuar, por, po qe se shkrimi në to është vetëm për çështje partiake, atëherë policia nuk do duhet ta bëjë një veprim të tillë.

“Nëse në fletushka thirret popullata të kryejë veprime të ndaluara me ligj, policia duhet të merret me autorët dhe urdhërdhenësit, me ata që thërrasin për vepra kriminale. Kurse, nëse përmbajtja e fletushkave është politike, atëherë policia nuk guxon të ndërhyjë në lirinë e veprimit politik”, ka përfunduar Lepaja. /Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit