Vetëvendosje e quan skandal të radhës arrestimin e pesë deputetëve të saj

14.12.2015 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosje e quan skandal të radhës arrestimin e pesë deputetëve të saj

Lëvizja Vetëvendosje përsërit qëndrimin se Policia e Kosovës po përdoret verbërisht si vegël e qeverisë.

“Arrestimi i pesë deputetëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në dalje të Kuvendit, në mbrëmjen e datës 14 dhjetor 2015, është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Të arrestuar ishin nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetari i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, si dhe deputetët Besa Baftiu, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli.
“Këta deputetë, ashtu si edhe të tjerët, janë arrestuar ndërkohë që janë mbajtës të mandatit dhe të imunitetit të deputetit, të cilin e kanë marrë prej votave të qytetarëve. Këta deputetë i shtohen deputetëve të arrestuar më parë po atë ditë, të cilët janë Ismajl Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Pal Lekaj, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Vetëvendosje në njoftimin e saj.

Numri total i deputetëve të arrestuar në datën 14 dhjetor 2015 është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13. Vetëvendosje thotë se përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më, dhe Qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike.
“Me arrestimin e deputetëve shtypet vullneti i dhjetëra mijëra votuesve.
Me arrestimin e deputetëve shtypet zëri i opozitës. Me arrestimin e deputetëve po mbrohem marrëveshjet ilegale dhe jodemokratike për ‘Zajednicën’ dhe për Demarkacionin. Me arrestimin e deputetëve po imponohet kthimi i Serbisë në Kosovë. Me arrestimin e deputetëve demokracia e drejtësia po pamundësohen jo vetëm si realitet, por edhe si ëndërr”, përfundon njoftimi. “Por krimi në pushtet nuk ka për të fituar. Opozita nuk do të ndahet, as nuk do të ndalet. Pushteti shumë shpejt ka për t’u vënë para përgjegjësisë për gjithë represionin ndaj opozitës e ndaj qytetarëve”, thuhet krejt në fund.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës