Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Republikës së Kosovës.
Osmani ka thënë se i vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës e vendit është grua.
“Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua”, ka thënë Osmani.
“Qytetarët e Kosovës besoj do ta vlerësojnë në fund të mandatit.Ne, ne ia japim shansin dhe ia japim mbështetjen. Këto janë çështje që besoj do të diskutohen më vonë. Ne e kemi uruar zonjën, për procedurat ka institucione të tjera të cilat i vlerësojnë. Mirëpo nuk është që ne do ta kontestojmë në Gjykatë Kushtetuese ose diçka të tillë, sepse besojmë që Kosovës i duhet stabilitet institucional. Natyrisht që ne kemi menduar që kandidati që e kemi propozuar e ka merituar përkrahjen e këtij Kuvendi. Megjithatë, siç e thashë, është lajm i mirë që Kosova së paku e ka një shans për stabilitet institucional. Në qoftë se ai do të vazhdojë ai stabilitet apo jo, do të varet pastaj nga veprimet e tjera të qeverisë. Mirëpo ne nuk kemi marrë pjesë në votim për arsye që i përmenda më herët Kemi pasur qëndrim politik që të votojmë vetëm për kandidatin tonë. Mirëpo kemi ardhur këtu për ta respektuar institucionin”, tha ajo
Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës pas votimit në Kuvendin e Kosovës.



























