Vetëvendosja: Cungimi i ri i Mitrovicës për llogari të Zajednicës (Foto)

16.10.2015 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosja: Cungimi i ri i Mitrovicës për llogari të Zajednicës (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një debat rreth Mitrovicës, siç e quajnë ata, cungimit të ri të saj për llogari të Zajednicës.

Në atë konferencë folën Glauk Konjufca, deputet dhe Liburn Aliu, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

“Mitrovica e veriut është e ndërtuar mbi një spastrim etnik që iu ka ndodhur shqiptarëve atje, sidomos gjatë shkurtit të vitit 2000 me ç’rast mbi 12 shqiptarë të asaj pjese janë dëbuar dhunshëm prej strukturave policore të Serbisë”, ka rikujtuar Konjufca. Më tej, ai tha se plani i Ahtisaarit, në 2007 pastaj e formalizoi këtë ndarje duke i bërë dy komuna: atë të jugut dhe të veriut të Mitrovicës. Prej asaj kohe kolonizimi në këtë zonë është kthyer në praktikë të Serbisë brenda Kosovës. “Ndërkohë që ndalohej kthimi i shqiptarëve në pronat e tyre”, tha Konjufca.

Më tej në komunikatën e dërguar nga Vetëvendosja thuhet se Negociatat e Brukselit, nuk rezultuan me shuarjen e strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, por përkundrazi ato po legalizohen, transmeton Koha.net.

Kurse, dështimi i aksionit policor për të marrë në kontroll pikat doganore në veri të vendit më 25 korrik 2011, sipas Vetëvendosjes, ishte me paramendim dhe Hashim Thaçi herdokurdo duhet të japë përgjegjësi institucionale, meqë këtë e bëri që ta vazhdonte dialogun në Bruksel në nivel të lartë politik.

“Tash, me negociatat e Brukselit çështja ka shkuar shumë përtej planit të Ahtisaarit. Serbia ka kërkuar më 25 gusht 2015 , në marrëveshjen që ka arritur për lëvizjen e lire, që Komuna të zgjerohet edhe me lagjen e Suhodollit, në Mitrovicë. Kjo nuk ka qenë as me planin e Ahtisaarit. Shqiptarët e Suhodollit kanë rezistuar tash e 16 vite atje. Qeveria e cila kurrë nuk u ndihmoi atyre por ua shiti edhe Suhodollin “Zajednicës”. Marrëveshja e emërtuar Liria e lëvizjes/Ura e Ibrit ka implikime në marrëveshjen për “Zajednicën”. Kjo është një kornizë me potencial të hatashëm për kolonizim të ri në atë pjesë të Kosovës”, komunikohet nga Vetëendosja.

Aty u theksua se tek objektivat e marrëveshjes së 25 gushtit thuhet se kompetencë është ndërmarrja e masave që të përmirësohet jeta e serbëve në Kosovë por edhe kthimi i tyre në Kosovë, që rrjedhimisht “Zajednicës” i është dhënë kompetenca e kthimit të serbëve në Kosovë.

“Ne e dimë që Beogradi pretendon përmes politikës zyrtare që prej Kosovës kanë ikur rreth 200 mijë serbë. Përderisa sipas statistikave në kohën e Millosheviqit në total kanë jetuar 190 mijë serbë. Serbia po thotë që përpos këtyre që jetojnë tash që janë 150-160 mijë serbë, duhet të kthehen edhe 200 mijë të tjerë. Tash Serbia po përgatitet që të ndërtojë lagje të reja për serbët në Mitrovicë dhe ta ndryshojë edhe përbërjen demografike duke i paraqitur më pas si ‘fakte’”, u tha më tej aty.

Në konferencë u shtua se këto ditë po ndodh një presion i papranueshëm ndaj Komunës së Mitrovicës dhe nga institucionet e Kosovës, të cilat janë dorëzuar para kërkesave të padrejta të Beogradit nuk po jepet asnjë sqarim.

Ndërsa në relacion me kryetarin e Mitrovicës ata thanë se ka kohë që me të drejtë Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri po therrët për rrezikun që po i paraqitet sërish Mitrovicës e shqiptarëve të asaj zone. Ne e inkurajojmë që ai të rezistojë deri në fund sepse kjo është një çështje e drejtë.

Kurse Liburn Aliu e shpjegoi përmes hartave se çfarë se si ka ndodhur cungimi i Mitrovicës. Ai paraqiti shkëputjen e Zveçanit gjatë regjimit të Millosheviqit. Më pas paraqiti hartën e ndarjes së Mitrovicës sipas planit të Ahtisaarit. Dhe copëtimin e ri sipas marrëveshjes së 25 gushtit. “Veriut të Mitrovicës i ka ndodhur ndarja dhe po i ndodh përgjatë viteve të pasluftës e deri më sot.

“Shumë zona me shumicë shqiptare janë gjithnjë e më pak të banuara nga shqiptarët edhe pse ato kanë qenë të banuara më shumicë shqiptare në mbi 50% edhe në pjesën veriore se lërë më në atë jugore. Qëllimi i Beogradit është i qartë për të gjithë ne në Kosovë. Ata po kërkojnë ta marrin nën kontroll dhe rrjedhën e lumit Ibër në Mitrovicë duke vënë kështu shenjën e “kufijve” të ardhshëm për Republikën Serbe brenda Kosovës. Prandaj ata e kanë kushtëzuar lirimin e urës në Ibër nga barrikada më marrjen nën kontrollin e Listës Serbe të zonës së vetme më shqiptarë që la jashtë veriut plani i Ahtisaarit e nën administrimin e Komunës së Mitrovicës”, tha Aliu.

Krejt në fund u tha se barrikada në Lumin Ibër duhet të hiqet pa kushte dhe sa më parë dhe po ashtu shqiptarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre e të mbështeten për t’i rindërtuar shtëpitë në atë pjesë.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së