Veteranët paralajmërojnë protestë për 26 korrik, në ditën që mbahet seanca e Kuvendit

E publikuar: 18/07/2023 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krerët e organizatave të dala nga lufta kanë paralajmëruar protesta për datën 26 korrik. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku pohoi se kundërshtimet e tyre do t’i vazhdojnë, raporton Ekonomia Online.

Klinaku këto komente i bëri pas takimit që ai ka mbajtur me presidenten Vjosa Osmani për shkak të përjashtimit të tyre nga Ligji për Pagën Minimale.

“Kundërshtimet tona vazhdojnë, ne veç se e kemi të paralajmëruar protestën për datën 26 korrik atë ditë që mbahet seanca”, tha ai.