Veteranët apel Veselit: Ftoje sa më shpejt seancën për specialen

E publikuar: 09/01/2018 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së janë duke insistuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Sekretari organizativ i OVL-UCK, Faton Klinaku ka sugjeruar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, që ta thërras sa më parë seancën.

“Kryetari i Kuvendit të Republikes së Kosovës, sa merret me kolumne, të thërras seancën e jashtëzakonshme me kërkesën e 1/3 së deputetëve, si obligim kushtetues që e ka”, ka deklaruar ai, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Veseli në një shkrim autorial ka shprehur qëndrimin e tij karshi Speciales.
Sipas tij, e njëjta nuk mund të zhbëhet, mirëpo është e padrejtë për kosovarët./insajderi/