Vetëm mëngjesin e sotëm, 25 të vrarë në sulmet ajrore në Alepo

E publikuar: 24/09/2016 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 25 persona janë vrarë sot në mëngjes në sulmet ajrore të qeverisë siriane ndaj zonave të kontrolluara nga rebelët në Alepo.

Lajmi është bërë i ditur nga Mbikëqyrësi i Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ushtria siriane dje njoftoi se do ta niste një ofensivë të madhe kundër këtyre zonave, që nga dje dhjetëra njerëz janë vrarë në bombardime të ashpra.