Veseli: S’do të ketë më jug e veri, Mitrovica do të jetë e bashkuar (Video)

E publikuar: 07/06/2017 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të bëhet bashkimi i Mitrovicës.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me qeverisjen e koalicionit PDK-AAK-Nisma, do të fuqizohet Mitrovica. Thotë se më nuk do të ketë jug e veri.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Do ta fuqizojmë Mitrovicën, që ta shohim nga lind dielli dhe nga perëndon. Të jetë një Mitrovicë e bashkuar. Jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka mure në Republikën e Kosovës, nuk ka trena të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet! #FillimiRi