Veseli prezanton ‘Fillimin e Ri’ në Viti: Anamorava do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik (Video)

E publikuar: 02/06/2017 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tubimin me qytetarë të Vitisë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli premtoi investime të mëdha në hapjen e vendeve të punës dhe fuqizim të grave dhe rinisë.

“Ky entuziazëm që po shoh në Viti është edhe në gjithë Kosovën. Dhe nuk ka asgjë që e ndalë entuziazmin e Fillimit të Ri”, theksoi ai.

Vitia dhe e gjithë Anamorava, tha ai, do të përfitojë shumë investime nga qeveria e ardhshme, duke lënë në harresë trajtimin jo dinjitoz që i është bërë në tri vitet e fundit.

Orientimi jonë, tha ai,  do të jetë ekonomia, e në veçanti bujqësia për të dyfishuar buxhetin.

Rinia, theksoi Veseli duhet të ketë punësim dhe mundësi për të hapur biznese.

“Në institucionet e Kosovës dhe biznese duhet të ketë më shumë gra. Pa fuqizimin e tyre, nuk mund të ketë përparim të vendit”, deklaroi Veseli.

Ai premtoi edhe një herë përkujdesje më të mirë për pensionistet.

Diaspora, sipas Veselit, duhet të lidhet më shumë me vendin, që të kthehen këtu dhe të investojnë.

“Me 11 qershor do të jetë një nga fitoret më të fuqishme”, tha Veseli.