Veseli paralajmëron ndryshime të mëdha në shëndetësi, fajëson LDK’në për dështimin e sigurimeve (Video)

E publikuar: 19/10/2017 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar ndryshime të prekshme në sistemin shëndetësor në vend.

Veseli është zotuar se nuk do të ketë mjekë të papunë nga 1 janari i vitit 2018.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se “do të rriten pagat për sistemin shëndetësor”.

Gjithashtu, Veseli ka thënë se “do të rriten investimet në infrastrukturë. Nuk do t’i lëmë pacientët pa pastërti, me çarshafë të tillë”.

“Nuk do të pagujnë më pacientët për barna esenciale, të jenë të sigurt”, ka paralajmëruar ai.

Veseli ka folur edhe për vonimin e zbatimit të Ligjit për sigurime shëndetësore. Ai ka thënë se zbatimi i këtij ligji është vonuar pa të drejtë.

Për këtë, ai ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, partnere e PDK’së në koalicionin e kaluar qeverisës. /Express/