Veseli në Kleçkë, kujton dëshmorët e lirisë

E publikuar: 25/08/2018 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Kleçkë për të kujtuar 67 dëshmorët e lorisë në krye me komandantin Ismet Jashari – Kumanova.
Ai ka thënë se nderimi për dëshmorët e lirisë është vlerë që na mban të fortë në rrugën e fuqizimit të shtetit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes sonë të sigurt euro-atlantike

“Së bashku me qindra bashkëluftetarë dhe qytetarë nga e gjithë Kosova, sot qëndruam në Kleçkën e lavdisë së UÇK-së. Nderimi për dëshmorët e lirisë është vlerë që na mban të fortë në rrugën e fuqizimit të shtetit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes sonë të sigurt euro-atlantike”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.