Veseli ka një premtim për gratë

E publikuar: 06/06/2017 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga rajoni i Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Nait Hasani, kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shpalosi platformën qeverisëse të PDK-së dhe koalicionit, para përkrahësve të këtij subjekti politik në lagjen “10 Qershori” në Prizren.

Me këtë rast, ai tha PDK-ja, ka në programin e saj hapjen e një qendre të Inovacionit dhe inkubatorit të biznesit në secilin prej gjashtë rajoneve të ë Kosovës, transmeton Klan Kosova

“Ndërmarrësia tek gratë dhe forcimi i rolit të grave dhe vajzave nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendim-marrje, do të bëhet në emërimet e ndryshme në poste të larta shtetërore”

“Vota për Partinë Demokratike të Kosovës, është votë për zhvillimin ekonomik të vendit, zvillimin e ndrërmarrjeve të vogla dhe të mesme, fuqizimit të rolit të rinisë, forcimit të rolit të grave dhe vazhdim i reformave strukturore në arsim, shëndetësi si dhe në të gjitha fushat tjera”, tha ai.