Veseli e Zogaj takojnë të rinjtë në Drenas

E publikuar: 04/06/2017 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bislim Zogaj së bashku me kreun e kësaj partie, Kadri Veselin kanë zhvilluar sot disa aktivitete me të rinjtë në qytetin e Drenasit.

Zogaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Fillimi i Ri ka gjithnjë prioritet ndërtimin dhe funksionlizimin e programit për fëmijërinë e hershme.

Postimi i Zogajt në Facebook:

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, sot në Drenas në bashkëpunim me Rininë Demokratike në Drenas, zhvilluan aktivitet duke rregulluar parkun e fëmijëve.

Fillimi Ri ka prioritet ndërtimin dhe funksionalizimin e Programit për Fëmijërinë e Hershme, ky program do të ofrojë shërbime dhe vizita të mjekëve në familjet e fëmijëve të moshës 0-3 vjet. Gjithashtu, adaptimin e arsimit parashkollor për fëmijët e moshës 3-6 vjet si dhe punësimi i një numri të konsiderueshëm të edukatorëve.