Veseli: Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme

E publikuar: 18/12/2016 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së ka thënë se qytetarët, me vullnetin e tyre të lirë dhe në një proces të shembullort zgjedhor kanë treguar se “Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme”.

“Falemnderit nga zemra. Ramizit, punë të mbarë si Kryetar i ri i Drenasit. Festë është për të gjithë. Urime”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij ën Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i Veselit vjen pas fitores së kandidatit të partisë së tij në balotazhin e sotëm, Ramiz Lladrovci, i cili do të jetë kryetari i ri i Drenasit.