Vendimi i Trump për pezullim, si funksionon ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën

E publikuar: 04/03/2025 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Vendimi vjen pas përplasjes që pati të premten me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë. Por, si funksionon kjo ndihmë?

Rrjedha e ndihmës ushtarake amerikane për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës mund të jetë komplekse, por ajo ka marrë tri forma kryesore. BBC i ka zbërthyer ato:

-Autoriteti i Tërheqjes Presidenciale

-Financimi i Jashtëm Ushtarak i Departamentit të Shtetit (FMF)

-Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI)

Autoriteti i Tërheqjes Presidenciale lejon ushtrinë e SHBA-ve të përdorë rezervat e saj për të dërguar furnizime në Ukrainë. Ka rreth 3.85 miliardë dollarë (3.03 miliardë paund) të mbetura në autoritetin e tërheqjes për pajisje që mund të merren nga depozitat e SHBA-ve, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes për BBC-në të hënën. Shtëpia e Bardhë vendos nëse kjo ndihmë do të lirohet.

Ka një shumë të veçantë prej 1.5 miliardë dollarësh në Financimin e Ndihmës Ushtarake të Jashtme nga Departamenti i Shtetit (FMF) për Ukrainën, që mund të lirohet për ukrainasit, si një grant ose një huadhënie direkte. FMF aktualisht është nën shqyrtim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Iniciativa për Ndihmën në Sigurinë e Ukrainës (USAI) i jep Ukrainës para për t’i çuar drejtpërdrejt te prodhuesit amerikanë.

Nuk është e qartë në këtë fazë se si njoftimi i sotëm do të ndikojë në secilën nga këto kanale ndihme dhe çfarë mund të ndodhë me to në të ardhmen.