Vendet më të mira për gratë për të punuar

E publikuar: 26/10/2021 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Glass Ceiling Index (GCI) i The Economist (https://www.economist.com/IWDay) tregon se gratë janë ende në disavantazh krahasuar me homologët meshkuj në pozicione drejtuese, duke përbërë mesatarisht vetëm një të tretën në postet drejtuese në OECD.

GCI është një vlerësim i përvitshëm se ku gratë kanë mundësitë më të mira dhe më të këqija për trajtim të barabartë vë vendin e punës në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

GCI, i cili kombinon të dhënat mbi arsimin e lartë, pjesëmarrjen në forcën e punës, pagën, shpenzimet për kujdesin ndaj fëmijëve, të drejtat për mëmësinë dhe atësinë, aplikimet në shkollat e biznesit dhe përfaqësimin në punët e nivelit të lartë për të krijuar renditjen në 29 vendet e OECD, tregon se Suedia është vendi më i mirë për të punuar për gratë, ndjekur nga fqinjët nordikë – Islanda, Finlanda dhe Norvegjia. Vendet nordike janë veçanërisht të afta të ndihmojnë gratë të përfundojnë universitetin, të sigurojnë një punë dhe të arrijnë pozicione të nivelit të lartë si dhe t’u gëzohen sistemeve cilësore të lejeve prindërore dhe orareve fleksibël të punës.

Koreja e Jugut renditet në fund të indeksit për të nëntin vit radhazi, me Japoninë dhe Turqinë jo shumë pas. Normat sociale në Azi presin ende që gratë të zgjedhin midis të pasurit një familje ose karriere.

Sipas analizës që shoqëron këtë vit indeksin GCI https://www.economist.com/GCeilingIndex. është bërë progres në Amerikë, ku 41% e drejtuesve janë gra dhe 28% e anëtarëve të bordit drejtues janë femra, sipër mesatares së OECD.

Kjo dëshmohet pjesërisht nga gratë që kanë marrë role CEO-sh në kompani të ndryshme amerikane vitin e fundit, duke përfshirë Citigroup, UPS, Walgreens and TIAA.

Gjetje të rëndësishme.

Shtetet e Bashkuara janë ngjitur me katër pozicione në indeks krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që përqindja e grave në role drejtuese dhe borde drejtuese është më e lartë se mesatarja, mbetet në vendnumëro nën mesataren e vendeve të OECD, pa leje prindërore me mandat federal.

Britania e Madhe është përmirësuar me tre pikë në indeksin e këtij viti; kuota e grave në pozicione të nivelit të lartë është rreth një e treta.Gjermania ka zbritur në klasifikim krahasuar me vitin e kaluar në vendin e 22-të.

Gratë gjermane zënë vetëm 29% të roleve drejtuese dhe vetëm një të katërtën e pozicioneve në bordet drejtuese.

Franca renditet në vendin e pestë në GCI, njësoj si vitin e kaluar. Franca renditet e dyta me përqindjen më të lartë të grave në bordet drejtuese, pas Islandës.

Ky është viti i nëntë i publikimit nga The Economist të Glass-Ceiling Index. Kur u publikua për herë të parë në vitin 2013, indeksi analizonte vetëm 5 tregues në 26 vende. Sot indeksi analizon 10 tregues, duke përfshirë lejen e lindjes dhe atësisë për 29 vende të OECD-së.

Vendet më të mira dhe më të këqija të OECD për gratë që punojnë:

  1. Suedi
  2. Islandë
  3. Finlandë
  4. Norvegji
  5. Francë
  6. Danimarkë
  7. Portugali
  8. Belgjikë
  9. Zelandë e Re
  10. Poloni
  11. Kanada
  12. Sllovaki
  13. Itali
  14. Hungari
  15. Spanjë
  16. Australi
  17. Austri
    MESATARJA OECD
  18. Shtetet e Bashkuara
  19. Izrael
  20. Britani e Madhe
  21. Irlandë
  22. Gjermani
  23. Republika Çeke
  24. Holandë
  25. Greqi
  26. Zvicër
  27. Turqi
  28. Japoni
  29. Koreja e Jugut