Vëllai i Beg Rizajt: Më thanë që Begun e bërë copë-copë, por besoj që është gjallë!

20.05.2015 00:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vëllai i Beg Rizajt: Më thanë që Begun e bërë copë-copë, por besoj që është gjallë!

Vëllai i Beg Rizajt, Ramiz Rizaj, ka rrëfyer në Interaktiv në KTV atë që ka mundur të ndodhë me të në luftimet në Kumanovë.
Rizaj ka thënë se privatisht i kanë thënë se Begun e kanë torutuar, se e kanë vrarë, e kanë masakruar, e kanë bërë copë-copë dhe e kanë futur në sandëk. Por, ai beson se ende është gjallë.

“Më kanë thënë se e ka numrin e kufomës 304. Do ta sjellin që të mos e njohim hiq. Por, unë e di që nuk ka vdekur. Ai është gjallë”, ka thënë Rizaj.

Më tej, Ramizi ka folur për Begun dhe për pjesëmarrjen e tij nëpër luftërat në territoret shqiptare.

“Beg Rizaj është luftëtar i UÇK-së. Më 1998 është kthyer si i ri nga Gjermania, ka ardhur në Kosovë me ‘Shqiponjat e Zeza’ në Gllogjan me komandant Ramush Haradinaj. Ka luftuar më 1998-99, është plagosur, e kemi tërhequr nga Kosova në Shqipëri, nga Shqipëria në Norvegji, dhe pas shërimit është kthyer sërish në Koshare”, ka thënë Ramizi, ndërsa ka theksuar se ka qenë në luftë edhe në Preshevë e Bujanoc, raporton Koha.net.

Nga të gjithë këto beteja, Ramizi thotë se Begu është kthyer në shtëpi dhe ka krijuar familje me pesë fëmijë.

“Familja ime e gjerë e përkrah Begun. Por, për këtë luftën e fundit nuk kemi pasur dijeni. Megjithatë, e përkrahim. E arsyetoj shqiptarizmin e tij. Si 16-vjeçar ka luftuar dhe unë jam pas tij. Besoj që nuk ka emër të keq, siç po e quajnë terrorizëm, që e përshkruajnë atë”, ka thënë Ramizi, duke u bërë thirrje mediave, si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, që të mos e quajnë si të tillë.

Ai ka bërë thirrje nga të dy qeveritë që të japin informata të sakta për Begun, ta tregojnë se a është i gjallë apo i vdekur.

“E kem të konfirmuar privatisht nga Policia e Kosovës se ai është i vrarë, por ne nuk besojmë”, ka theksuar më tej ai.

Ai ka kritikuar institucionet që nuk po bëjnë asgjë për të zbuluar fatin e kosovarëve të përfshirë në luftimet në Maqedoni. Rizaj ka paralajmëruar protestë për nesër para Qeverisë së Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së