Veliu nuk dëgjon Mustafën, mbush Podujevën me posterë gjigant (Foto)

E publikuar: 05/10/2017 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ditë më parë ka paralajmëruar kandidatët për kryetar komunash nga kjo parti që mos të vendosin postera në rrugë dhe objekte publike.

Në të kundërtën ai ka “kërcënuar” se nuk do të kërkoj votë për ta nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së, shkruan Indeksonline.

Por këtë urdhër të kreut të partisë nuk po e përfill kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Agim Veliu.

Ai përkundrazi në një objekt shumëkatësh ka vendosur një poster të tij gjigant në mes të qytetit.

Një veprim të tillë e kishte bërë ditë më parë edhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi i cili nëpër rrugët e kryeqytetit kishte vendosur posterë të kësaj madhësie. /Indeksonline/