Veliu: Me Vjosa Osmanin na bashkon LDK-ja

E publikuar: 26/08/2019 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se me Vjosa Osmanin i bashkon Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai këto komente i bëri pak para se të hyjë në selinë qendrore të LDK-së ku po mbahet mbledhja e Kryesisë për caktimin e kandidatit për Kryeministër të Kosovës.

Veliu beson se është më mirë që ky subjekt politik të shkojë i vetëm në zgjedhje në mënyrë që të matet fuqia karshi partive tjera.
“Kam të drejtë edhe unë ndonjëherë të mungoj në mbledhje të Kryesisë”.
Sot do të diskutohet në bazë të rendit të ditës. Sigurisht do të diskutojmë dhe besojmë që LDK së shpejti do ta ketë vendimin. Do të diskutohet edhe për koalicionet e mundshme dhe për mandatarin. Mua dhe Vjosa Osmanin na bashkon LDK-ja”.

“Jo mosprezenca ime nuk ka qenë shenjë pakënaqësie. Unë personalisht jam që LDK të garojë e vetme dhe ta shohim fuqinë tonë pas zgjedhjeve. Nuk e di kush janë kandidatët potencialë për Kryeministër të vendit”.