Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës

E publikuar: 21/05/2024 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erërave të forta në Prishtinë të shtunën.

Sipas fotove të siguruara nga KOHA, skelet kanë rënë mbi veturat që ishin të parkuara afër ndërtesës.

KOHA ka kontaktuar Policinë për rastin dhe është në pritje të përgjigjes.