Vehbi Kajtazi: Ishalla po ngihesh pare o Ilir Tafa! Edhe prej këtij rasti po don me fitu a?

E publikuar: 01/12/2023 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reagur pas një publikimi që televizioni ATV bëri sot gjatë ditës së sontme në lidhje me Liridona Murselin.

Televizioni me drejtor Ilir Tafën, publikoi pamje nga dasma e Liridonës e cila u vra nga Granit Plava, sulm ky i planifikuar nga burri i saj Naim Murseli.

Ndaj këtyre pamjeve të publikuara nga ATV, ka shpërthyer me kritika gazetari Kajtazi ku ka shkruar si në vijim:

“Merreni me mend, pronari i ketij televizioni eshte pronar edhe i nje kolegji privat qe pos tjerash ka degen e gazetarise 🤮

Ishalla po ngihesh pare o Ilir Tafa! Edhe prej ketij rasti po don me fitu a?”