Rafael Leao është një prej futbollistëve të rrallë që veçohet për buzëqeshjen e tij.
Sulmuesi i Milanit shihet gjithnjë në fushë duke buzëqeshur, pa marrë parasysh se çfarë është duke bërë.
Leao foli me fansat e tij përmes llogarisë së tij zyrtare në “YouTube”, duke iu përgjigjur shumë pyetjeve rreth karrierës së tij.
Ai shpjegoi edhe përse buzëqesh gjithmonë në fushë.
“Secili ka mënyrën e vet për të treguar se po bën diçka që i pëlqen. Dhe e imja, që kur isha më i ri, gjithmonë ka treguar dhëmbët e mi dhe ka shprehur atë që më pëlqen të bëj. Kjo është arsyeja pse unë qesh gjithmonë, është diçka thjesht ndodh natyrshëm”, tha 23-vjeçari. /Express