Vdes njëri nga dëshmitarët, Haga lejon familjen të dëshmojë kundër Thaçit dhe të tjerëve

E publikuar: 05/10/2023 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaci Veseli-Krasniqi-Selimi

Në Hagë po vazhdon gjykim ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe të tjerëve.

Më 4 tetor, trupi gjykues e ka miratuar kërkesën për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, gjenden në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ata gjykohen për krime të luftës.

Dokumentin e plotë mund ta gjeni ne linkun më poshtë:

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e9811a9fef&doc_type=stl_filing&lang=eng