Vdes avokati i Kadri Veselit

E publikuar: 11/12/2023 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avni Bytyçi, ish këshilltar i Kadri Veseli, ka bërë me dije se ka vdekur avokati i z.Veseli, Andrew Strong.

Njoftimi:

Para pak çastesh ka vdekur AndrewStrong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andreë Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.

Faleminderir për të gjitha, vëlla!