Vdes 6 vjeçari pasi ra në lumë

E publikuar: 23/05/2022 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë ka vdekur të dielen pasi ka rënë në një lumë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Radesh të Dragashit, rreth orës 18:35.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Vesel Gashi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.

Gashi tha se policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Policia së bashku me prokurorinë në Prizren, kanë filluar hetimet dhe po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë.Njesitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes janë marrë veprimet e nevojshme ligjore, me urdhër të prokurit trupi i pa jetë është dërguar në IML për procedurat të mëtutjeshme ligjore!”.

Burimet e Klankosova.tv mëson se viktima është i moshës gjashtëvjeçare/Klankosova.tv.