Një 12 vjeçar ka ndërruar jetë të dielën në QKUK pasi nuk ka arritur t`i mbijetojë lëndimeve të pësuara në një aksident të ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt më 29 qershor.
Deri tek aksidenti ka ardhur kur 12 vjeçari me inicialet E.H. i cili ishte duke lëvizur me biçikletë ishte goditur nga një veturë.
Pos biçiklistit, ngasësja e automjetit të udhëtarëve, me inicialet A.M. 23 vjeçare,e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtieme dhe kishte tejkaluar në mënyrë të pasigurtë kishte goditur edhe një veturë tjetër.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u marrë me rastin, transmeton Klan Kosova.