Vdekje e dyshimtë në Viti

E publikuar: 26/06/2017 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në rrethana të panjohura, ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, dje në Viti.

Viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit dhe nga personeli mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.