Vazhdon seanca në Kuvend

E publikuar: 02/10/2017 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e jashtëzakonshme e cila u ndërpre rreth orës 14:00, ku pikë e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Seanca po vazhdon edhe pa kabinetin qeveritar, i cili është larguar pas fjalimit të Haradinajt, pasi siç tha ai opozita nuk po i përmbahet rendit të ditës.

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me anëtarët e kabinetit të tij, janë larguar qysh në fillim nga seanca, me motivin se në Kuvend nuk po diskutohet në lidhje me programin qeverisës, raporton Koha.net.