Vazhdon Haradinaj: Vetëvendosje e sheh Thaçin si lugat

E publikuar: 20/12/2023 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“VV-ja e sheh Thaçin si lugat”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa kritikonte Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha që Thaçin, VV-ja e portretizojnë si lugat por ai është i fundit që i ka rritur pagat në arsim.

“Ende prej atëherë pagat nuk janë rritur në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në “Politico” të Kanal10.

Haradinaj ka thënë poashtu se “Kurti është rrenc i lindur edhe po rren prej që qohet në mëngjes, është mashtrues”.

“Albin Kurti i ka shpallë luftë të gjithëve se ja kanë ngucë dostat”, ka thënë tutje lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.