Sot në varrezat e Pozheranit të Vitisë u bë varrimi i katër viktimave të aksidentit të rrethrrotullimi në Prishtinë.
Ekrem Alidemaj dhe Enver Alidemaj së bashku bashkëshortet e tyre Nexharijen dhe Ganimeten qenë viktimat e këtij aksidenti.
Ndërsa i mbijetuari i aksidentit tragjik, Qendrim Alidemaj ende është në kujdesin intensiv.
Familjarët kanë bërë të ditur se aksidenti ndodhi gjatë kthimit për në shtëpi nga një aheng familjar.
Ata thanë se shkaktar i aksidentit ishte mos-ndriçimi i rrugës, njofton Klan Kosova.