Valon Syla: Qeveria i bleu vaksinat për zgjedhjet lokale, jo kur kanë nevojë qytetarët

E publikuar: 30/05/2021 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen që siguron blerjen e vaksinave kundër koronavirusit, pas një vonese të madhe nga qeveria për të siguruar ato. E këtë blerje të vaksinave gazetari Valon Syla, e cilëson si blerje para zgjedhjeve lokale.

Syla, përmes një postimi në Facebook, shkroi se Qeveria Kurti i ka blerë këto vaksina pak para zgjedhjeve lokale, kur pritet edhe të filloj vaksinimi masiv.

Syla shtoi se ato nuk janë blerë kur duhej dhe kur kishin nevojë qytetarët.

“Qeveria Kurti i ka ble vakcinat për zgjedhje lokale, sepse atëherë e ka planin të filloj vakcinimin masiv.

Jo tash kur kanë nevojë kosovarët. Kaq’’, shkroi Syla.