Valdete Idrizi: Gratë në Kosovë nuk janë të guximshme

E publikuar: 23/08/2017 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valdete Idrizi është ndër pak gra që në zgjedhjet e 22 tetorit i ka hyrë garës për të parën e një komune.

Ajo synon që me PDK-në të fitoj postin e të parës së Mitrovicës së Jugut.

E mos kandidimi i grave nga partitë politike është lajm i keq për të.

“Kam shpresuar se do të ketë më shumë sepse ka gra të denja për të udhëhequr komuna dhe me të vërtetë ishte e dhimbshme”, ka thënë Idrizi, njofton Klan Kosova.

“Duhet patjetër që si gra të insistojmë dhe të marrim vendin e merituar”.

“Gratë nuk duan privilegje duan përgjegjësi”, ka pohuar ajo në Info Magazine.

Ajo ka shtuar me tej duke thënë se me njëfarë sigurie faji ju lihet edhe grave që nuk guxojnë të marrin përgjegjësi dhe të kandidohen dhe sipas saj nuk mbetet puna të mungesa e hapësirës brenda partive.

“Gratë në Kosovë nuk janë të guximshme”, ka pohuar ajo.

Idrizi ka deklaruar se përveç përkrahjes së familjes, nominimi i saj për kryetare komune është pritur mirë nga mitrovicasit.

“Rrethi i ngushtë dhe familja ime më kanë përkrahur e di që në të gjitha format do të më përkrahin”.

“Më e mira është reagimi i masës që është shumë pozitiv”, ka shtuar ajo.

Duke folur për vete, Idrizi ka thënë se i njeh mjaftë mirë hallet e qytetarëve të Mitrovicës, për çka ka thënë se do të angazhohet fortë si e para e komunës.