“Pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”, bashkëluftëtari i Luan Haradinajt kujton fjalët e tij të fundit

E publikuar: 06/05/2024 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt, Selim Krasniqi, ka kujtuar disa fjalë që thotë se ua kishte thënë Luani.

“Pa u vra unë, asnjërit nga ju nuk do t’i ndodhë asgjë. Dhe realisht ashtu ndodhi”.

Tutje Krasniqi ka thënë se Ramush Haradinaj fillimisht kishte menduar se vëllai i tij “po bënte shaka” dhe se “thjesht ishte plagosur”.

“Ne ndoshta kemi qenë më të thyer sesa Ramushi”, thotë Selim Krasniqi.

“Ka qenë me të vërtetë e rëndë”, tha ai në T7.

“Ramushi e ka pasë edhe hallin e Rafetit (Ramës)”, tha Krasniqi, duke treguar se ai ishte plagosur në plumbat e parë.