VALA, ka lansuar ofertën e saj verore

31.03.2015 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VALA, ka lansuar ofertën e saj verore

Pas lansimit të ofertës më të re të VALA-s me bonuse në rimbushje, është evidentuar një rritje e ndieshme në trafikun e përgjithshëm të gjeneruar të VALA-s.

VALA për të gjithë konsumatorët e saj me parapagim, ka lansuar ofertën e saj verore, e cila është aktive nga data 1 qershor 2012. Të gjithë konsumatorët me parapagim, të cilët bëjnë mbushje 3 euro, marrin si shpërblim/bonus 30 MB (megabajt) internet; ata të cilët bëjnë mbushje të 5 eurove kanë bonus 50 minuta komunikim dhe 50 MB internet; me 10 euro mbushje fitohet bonusi 100 minuta bisedë dhe 100 MB internet; me 20 euro bonusi 150 minuta bisedë dhe 200 MB internet dhe për mbushje të profilit 40 euro, fitohen 200 minuta bisedë dhe 250 MB internet.

Me rastin e rimbushjes së llogarisë, konsumatori  do të njoftohet me SMS për bonusin e fituar sipas profilit të mbushjes. Konfigurimi i telefonit mobil bëhet duke thirrur në Qendrën e thirrjeve apo direkt tek Kujdesi ndaj konsumatorëve si dhe direkt nga ueb-faqja www.valamobile.com, ndërkohë që minutat e fituar mund të shfrytëzohen në thirrje drejtuar në VALA si dhe drejt telefonisë fikse.

Brenda vetëm një jave, si rezultat i kësaj oferte atraktive të VALA-s, shitjet në sistemin me parapagim janë rritur në shkallën 12 për qind në krahasim me javën e parë të muajit të kaluar, ndërkohë që shitjet e profileve 5,10 dhe 20 euro që konsumatorët fitojnë me bonus, kanë rezultuar të kenë rritje mesatare në masën prej 30 për qind.

Duke shënuar një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, PTK, respektisht Vala, ia ka dalë suksesshëm që t’i ofrojë cilësi dhe atraktivitet shërbimesh të gjithë konsumatorëve me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar me lansimin e ofertës së re verore, ku përveç të tjerash është evidentuar gjithashtu se edhe shfrytëzimi i minutave nga konsumatorët është rritur afërsisht mbi masën 10 për qind.

Rritja pozitive e performansave të rrjetit dhe shërbimeve të VALA-s, ka ngritur në të njëjtën kohë edhe numrin e kërkesave për GPRS, që nënkupton se konsumatorët gjithnjë e më tepër duan që të kenë internet në telefonat e tyre dhe të përfitojnë nga produktet joshëse të VALA-s.

Oferta më e re e  VALA-s dhe ofertat e tjera që pritet t’u dedikohen konsumatorëve besnik të VALA-s, kanë impakt të drejtpërdrejtë në afarizmin pozitiv financiar të Operatorit Publik VALA, sepse bëhet fjalë për një performancë solide në gjithë sistemin e saj të operimit, përfshirë rritjen e grafikonit të thirrjeve, sms-ve, përdorimit të roamingut, shtimit të numrit të konsumatorëve, etj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)