Ushtria Kineze ka zhvilluar një sistem operativ për të zëvendësuar Windows

E publikuar: 01/06/2019 00:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdën e luftës tregtare dhe tensionit politik me SHBA dhe Kinës, Pekini ka vendosur të zhvillojë një sistem operativ i cili do të zëvendësojë Windows në kompjuterët e përdorur nga ushtria Kineze.

Vendimi nuk u bë zyrtar përmes kanaleve të zakonshme të shtypit por u raportua këtë muaj nga një gazetë Kanadeze.

Falë Snouden, Shadow Brokers dhe Vault7, zyrtarët e lartë Kineze tashmë e dinë arsenalin Amerikan të hakimit të cilët mund të nënshtrojnë nga televizorët inteligjentë, tek serverë linux, routerët dhe sistemet operative Windows dhe Mac.

Duke qenë se këto zbulime treguan se SHBA mund të hakojnë pothuajse çdo gjë, plani i qeverisë Kineze është të adoptojë një strategji e cila bën imune përballë aktorëve të huaj veçanërisht SHBA.

Përpjekje të tilla nuk janë të padëgjuara më parë. Në fund të viteve 90, Koreja e Veriut zhvilloi një sistem operativ të quajtur Red Star OS. Ai është ende edhe sot ekzistencë dhe bazohet në Linux. Megjithatë nuk u bë kurrë sistemi i vetëm operativ për qeverinë Koreano-Veriore dhe vazhdon të përdoret krahas Windows, Mac dhe Linux. /PCWorld Albanian