Murati: Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës

E publikuar: 28/04/2026 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit.

“Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Ua ofruam Kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër”, ka thënë Murati.

Sipas tij, VV propozoi  Feride Rushitin, të cuilën e quan një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë.

“Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?”, ka shkruar ai.