Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç bllokimit, duke shtuar se sjelljet e tyre janë anti institucionaliste.
Kështu u deklarua ai në konferencën për media, pasditen e sotme.
“Konsideroj se është bërë mjaftueshëm qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç se bllokimit. Tash e sa kohë sjelljet e kësaj opozite janë kryekëput jo shtetërore dhe anti institucionaliste. Ajo është e interesuar vetëm një gjë – bllokimin e qeverisjes sonë e cila në mandat ka rezultat historik. Në këto rrethana e gjithë kjo bllokadë opozitare përmes bojkotit të seancave plenare nuk mund të quhet ndryshe përveç mosnjohje e rezultatit zgjedhor dhe vullnetit popullor të shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit që lamë pas si asnjëherë më parë më 51.1 për qind për LVV-në”, deklaroi ai.

















