Ushtarët britanikë e ata të FSK-së ecin 45 kilometra në rikujtim të hyrjes në Kosovë

12.09.2015 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ushtarët britanikë e ata të FSK-së ecin 45 kilometra në rikujtim të hyrjes në Kosovë

Pasi përshkuan 45 kilometra rrugë, ushtarët britanikë dhe ata të FSK-së aktivitetin e tyre nisur në mëngjes e përfunduan në sheshin e Prishtinës të shtunën pasdite.

Ky aktivitet është mbajtur me qëllim të rikujtimit të hyrjes së trupave paqeruajtëse të ushtrisë britanike në Kosovë, të njohura si Rojet e Uellsit. Ushtarët britanikë të KFOR-it dhe pjesëtarët e FSK-së marshuan të gjitha rrugët ku ka kaluar njësiti britanik gjatë operimit në Kosovë. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë tha se po bashkëpunojnë ngushtë me Kosovën me qëllim të përmirësimit të situatës, por është koha që Kosova t’i marrë vet përgjegjësitë për të ardhmen.

Pasi ecën gjatë gjithë ditës, në orët e para të mbrëmjes ata u pritën në sheshin e Prishtinës nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Ambasadori, duke folur për historinë e njësitit britanik Rojet e Uellsit në Kosovë, shtoi se marrëdhëniet mes Britanisë dhe Kosovës janë të afërta dhe se po punojnë me qëllim të përmirësimit të situatës në Kosovë.

“Tash kemi marrëdhënie shumë të ngushta, po punojmë të përmirësojmë situatën në Kosovë, për t’i shfrytëzuar marrëdhëniet që kemi pas, për të krijuar një strukturë stabile të aftë në Kosovë. Unë kam qenë këtu kur batalioni që është sot prezentë ka qenë në Kosovë, në 2006. Unë e shoh kontributin që ka dhënë ushtria britanike për zhvillim në Kosovë. Tash është koha kur kosovarët duhet të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre”, tha ai.

Ushtarët britanikë dhe pjesëtarët e FSK-së, i priti edhe gjenerali i FSK-së Gëzim Hazrolli.

“Ne kemi aktivitet të vazhdueshëm me ta, ku marrim pjesë në eduki me të ndryshme, në shkolla të Britanisë së Madhe, duke filluar prej edukimit të oficerëve të rinj në Sandhurst, por edhe edukimeve të tjera që na ofrojnë përmes trajnimeve profesionale dhe ekipeve mobile….Do të investojmë që këtë bashkëpunim ta ngrehim me Britaninë e Madhe”, tha Hazrolli.

Marshi filloi herët në mëngjes në liqenin e Batllavës ku vazhdoi për 45 kilometra për të përfunduar në Prishtinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj

Detaje tronditëse nga vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

Detaje tronditëse nga vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

Palatova në takim me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik, ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

Palatova në takim me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik, ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda

‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda

Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit

Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit