Ushqimet që rrisin më tepër tensionin e lartë të gjakut

12.12.2020 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ushqimet që rrisin më tepër tensionin e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve. Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por ka një sërë ushqimesh që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, ekspertët e Shëndetësisë këshillojnë që të përdoret kripa sa më pak si dhe të kryhet sa më shumë aktivitet fizik.

Cilat janë ushqimet që rrisin tensionin? Mishi i kuq: Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira: Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium. Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates: Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një paketim me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme: Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë. Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkooli: Një sasi e vogël alkooli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkooli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara: Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra. Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës. /ATSH/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së

Pasi shpalli divorcin Bill Gates deklarohet: Ishte martesë pa dashuri

Pasi shpalli divorcin Bill Gates deklarohet: Ishte martesë pa dashuri

Liga Premier shet të drejtat televizive për 5.2 miliardë euro

Liga Premier shet të drejtat televizive për 5.2 miliardë euro

“Copën e bakllaves kam me hangër për ty”, Adelina rrënqeth me dedikimin për babain e ndjerë

“Copën e bakllaves kam me hangër për ty”, Adelina rrënqeth me dedikimin për babain e ndjerë

Llapi e dërgon trofeun e Kupës së Kosovës në xhami gjatë faljes së Bajramit

Llapi e dërgon trofeun e Kupës së Kosovës në xhami gjatë faljes së Bajramit

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Dafina Zeqiri: Ka pasur njerëz që më kanë thënë nuk ke baba, nuk ke me ecë përpara

Dafina Zeqiri: Ka pasur njerëz që më kanë thënë nuk ke baba, nuk ke me ecë përpara

Shqipëria mund të ndërmjetësojë në ushtrimin e padisë ndaj Serbisë për gjenocid, thotë Baraliu

Shqipëria mund të ndërmjetësojë në ushtrimin e padisë ndaj Serbisë për gjenocid, thotë Baraliu

‘Kam informacione të dorës së parë, Çitaku do të jetë krydiplomatja e ardhshme e Shqipërisë’

‘Kam informacione të dorës së parë, Çitaku do të jetë krydiplomatja e ardhshme e Shqipërisë’

Dhunë në familje, gruaja rrah burrin në Neredime të Ferizajit

Dhunë në familje, gruaja rrah burrin në Neredime të Ferizajit

Nuk fshihen më, Melisa dhe Andi shkëmbejnë puthje në mes të emisionit

Nuk fshihen më, Melisa dhe Andi shkëmbejnë puthje në mes të emisionit

Kosova i fiton 4 medalje në Kroaci, vëllezërit Bajoku i fitojnë të artat

Kosova i fiton 4 medalje në Kroaci, vëllezërit Bajoku i fitojnë të artat

Dalin rezultatet e lotarisë amerikane – ja si ta kuptoni nëse keni fituar

Dalin rezultatet e lotarisë amerikane – ja si ta kuptoni nëse keni fituar

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Krenar të jemi bashkë me Ushtrinë e Kosovës në Kuvajt

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Krenar të jemi bashkë me Ushtrinë e Kosovës në Kuvajt

Rivaldo: Aguero do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën

Rivaldo: Aguero do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën