Uber raporton humbje prej 1 miliardë dollarësh

E publikuar: 31/05/2019 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uber raportoi 1 miliardë dollarë humbje ditën e Enjte por raportoi të ardhura 20% më shumë.

Të ardhurat ishin 3.1 miliardë dollarë ndërsa humbja ishte përllogaritur mes 1 deri në 1.1 miliardë dollarë.

Pavarësisht këtij lajmi negativ të ardhurat u rritën me 2.6%. Ekzekutivi i kompanisë e quajti 2019 vitin e investimeve.

Megjithatë vlera e aksioneve ishte 10% poshtë IPO e cila vlerësonte 45 dollarë për njësi. Tashmë Dara Khosrowshahi i duhet të bindë investitorët e kompania mund të kthejë fitim.

Gjatë tre mujorit të parë kostot u rritën me 35%. Por edhe rezervimet u rritën me 34% në 14.6 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë.

Uber ishte kompania më e madhe e një grupi të Luginës së Silikonit që dolën në bursë këtë fillim vit. Kompania përballet kritika në disa vende të botës të cilat janë kundër modelit të saj të biznesit ndërsa nga ana tjetër lufton me taksistët të cilët kërkojnë paga më të larta.

Në SHBA përballet me rivalin kryesor, Lyft. Gjatë muajit të kaluar Uber kishte 93 milionë përdorues aktivë, një rritje me 2 milionë krahasuar me tre mujorin e fundit të 2018.

Gjithashtu në tre mujorin e katërt të 2018-ës humbjet ishin 887 milionë dollarë dhe të ardhurat 2.97 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian