Lajmet

U përfol për pozitën e Presidentit, Ramajli: S’jam kontaktuar nga askush, por s’e pranoj edhe nëse më ofrohet

19.08.2026 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
U  përfol për pozitën e Presidentit, Ramajli: S’jam kontaktuar nga askush, por s’e pranoj edhe nëse më ofrohet

Ditën e djeshme në mediat e vendit, u raportua se një nga emrat që po diskutohet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si emër potencial për presidentin e ardhshëm të vendit është edhe ai i Ilaz Ramajlit.

Lidhur me këto raportime, Gazeta Express ka kontaktuar me Ramajlin. Ky i fundit, tha se ai nuk ka pranuar asnjë ftesë nga partitë, porse, edhe nëse i ofrohet një pozitë e tillë, ai nuk do ta pranojë.

‘’Edhe unë e kam nëpër gazeta, mua nuk më ka thirr kurrkush. Mirëpo edhe po të ndodhte ajo, unë e konsideroj pozitën e presidentit në këtë situatë shumë të rëndësishme, dhe unë për shkak të moshës, nuk jam në gjendje që të pranoj një detyrë të tillë edhe po të më ofrohej. Do të thotë nuk më ka kontaktuar kurrkush, unë veç nëpër media, por edhe po të ndodhte ajo unë s’jam i gatshëm të pranoj një detyrë të tillë për shkak të moshës. Unë edhe ashtu para dy viteve, edhe aktivitet në profesion tim i kam përfunduar dhe tash jam pensionist’’, tha Ramajli për Express.

Ndryshe, Ramajli avokat me profesion, është ndër figurave më të njohura politike të viteve 90, ku ka qenë edhe një ndër nënshkruesit e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Votohet Qeveria Kurti 4

Votohet Qeveria Kurti 4

Rama ironizon VV-në: Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim

Kurti në Kuvend: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, kërkesa e prokurorisë është e padrejtë

Nis seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës

“Tanja Vujoviq po, Vlora Çitaku jo”, Deliu-Kodra i reagon VV-së

Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK, Haxhiu mbyll seancën

Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit

Tërhiqet VV-ja, thotë se do t’i votojnë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë Kuvendi

‘‘Kthejini në shtëpi’’, ‘‘Kosova po pret’’, Mediat botërore raportojnë për Marshin për Liri: Mijëra njerëz morën pjesë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Jashar Shahiqi

“‘Mora fjalë’ jehon fuqishëm në përmbyllje të Marshit për UÇK-në”

Hamza: Vendimi i padrejtë është dënim për Kosovën, historinë nuk lejojmë të rishkruhet