U mbajt mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës

11.03.2015 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
U mbajt mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Sot u mbajt mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Pjesë e rendit të ditës ishin 13 pika, prej të cilave edhe dy propozimrregullore. Propozimrregullorja  për menaxhimin e varrezave dhe objektit komemorativ, me disa sugjerime nga ana e asambleistëve u votua nga Kuvendi Komunal. Me këtë rregullore përcaktohen kushtet e përgjithshme për ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave dhe objektit komemorativ të Prishtinës.

Ndërsa, propozimrregullorja për kriteret e planifikimit të kushteve të propozuara ndërtimore u hoq nga rendi i ditës pasi që asambleistët e LDK – së dhe PDK – së kërkuan që të plotësohet kjo rregullore dhe të sillet në votin në seancën e radhës. Propozimrregullorja për kriteret e planifikimit të kushteve të propozuara ndërtimore ka për qëllim lehtësimin dhe definimin e procedurave për kushte ndërtimore dhe rregullimin e parcelave kadastrale, sipas ligjeve në fuqi.

Po ashtu, nga rendi i ditës u hoq edhe pika e pestë për propozimvendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pallatit olimpik, ndërsa në vend të saj, u caktua diskutimi lidhur me bibiliotekën “Hivzi Sulejmani”.

Në këtë mbledhje u miratuan propozimvendimi për themelimin e Komitetit konsultativ për persona me nevoja të veçanta, propozimvendimi për ndërrimin e destinimit të tokës nga ajo bujqësore në tokë ndërtimore të një pale që ka shtruar një kërkesë të tillë, si dhe propozimvendimi për lëvizjen e trasesë së rrugës në mes të bllokut “G” dhe “D” në kuadër të Planit rregullues të lagjes “Prishtina e Re – zona Qendër”, afër pallatit të rinisë.dardansejdiu-kuv

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci prezantoi edhe të dhënat lidhur me suksesin e nxënësve në gjysmëvjetorin e parë të vitit mësimor 2014/2015. Pjesë e diskutimeve ishin dallimet e sukseseve mësimore ndërmjet nivelit të shkollimit fillor dhe atij të mesëm.

“Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës po punon  në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim që cilësia e arsimit në shkollat tona të shënojë progres dhe të arrijë në nivelin e shkollave të përparuara, si: në mësimdhënie, në nxënie dhe te një vlerësim sa më objektiv i arritshmërisë së nxënësve”, tha me këtë rast, ndër të tjera, Nagavci.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u dhanë informata për ndarjen e bursave për vitin akademik 2014 – 2015 si dhe informata për personelin arsimor në Komunën e Prishtinës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

PDK: Drejtori i urbanizmit po aktron ndërsa aktori i Teatrit Gjilanit proteston

PDK: Drejtori i urbanizmit po aktron ndërsa aktori i Teatrit Gjilanit proteston

Lutfi Haziri: Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, është i pari në nivel Republike

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë…

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë…

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

E lidh gruan me perin e atleteve në një kishë të Gjevgjelisë

E lidh gruan me perin e atleteve në një kishë të Gjevgjelisë

Lajmi i fundit: Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva

Lajmi i fundit: Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva

Vëllezërit përleshen për vdekje për një stallë në Kaçanik (Foto)

Vëllezërit përleshen për vdekje për një stallë në Kaçanik (Foto)

Sot publikohen rezultatet e Maturës

Sot publikohen rezultatet e Maturës

Dëmtohen varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Dëmtohen varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Pacientja që përjetoi tmerrin në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Pacientja që përjetoi tmerrin në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Manipulimi me emrin “imam”

Manipulimi me emrin “imam”

Komuna e Prishtinës tash mund t’i blejë autobusët urban

Komuna e Prishtinës tash mund t’i blejë autobusët urban

Orientimi i jetës profesionale, vendim i vështirë

Orientimi i jetës profesionale, vendim i vështirë

Axha e shtyp aksidentalisht nipin për vdekje me traktor

Axha e shtyp aksidentalisht nipin për vdekje me traktor