U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së flasin për avancimin e bashkëpunimit

E publikuar: 16/11/2023 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Foreznikës (AKF), Blerim Olluri, ku biseduan për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, nevojën e shtimit të kapaciteteve humane në AKF, për zhvillimin e takimeve dhe konsultimeve në mes të prokurorëve të shtetit dhe ekspertëve, mbajtjen e punëtorive të përbashkëta dhe unifikimin e praktikave me rastin e paraqitjes së kërkesave për ekspertiza nga ana e prokurorëve dhe përpilimit të raporteve nga ana ekspertëve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës.

Po ashtu bëhet e ditur se Kelmendi e Olluri diskutuan edhe për sfidat dhe vështirësitë e përbashkëta profesionale të institucioneve respektive dhe mundësinë e tejkalimit të tyre.