TVSh-ja po aplikohet vetëm për të rritur çmimet

06.12.2015 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
TVSh-ja po aplikohet vetëm për të rritur çmimet

Me Pakon e re fiskale është bërë përshkallëzimi i TVSh-së për produktet bazike, megjithatë kjo nuk po zbatohet në disa dyqane dhe në shumicën e furrave të bukës në Kosovë. Ulja e TVSh-së nga 16 në 8 për qind për bukë, vaj, qumësht, ujë dhe për disa produkte të tjera, për këtë kategori nuk ka ndodhur, kurse për të gjitha produktet tjera jo elementare është ngritur kjo normë nga 16 në 18 për qind.

Edhe zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës konfirmojnë se ky është mashtrim ndaj konsumatorëve nëse tatimpaguesit nuk zbresin TVSh-në nga 16 në 8 për qind dhe aplikojnë normën standarde 18 për qind për këto produkte. Si rrjedhojë e mos uljes së normës për produktet bazë, tatimpaguesit rrisin fitimin e kompanive të tyre nëse nuk zbatojnë pakon e re fiskale e cila ka hyrë në fuqi tre muaj më parë.

Menaxheri i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK, Sami Salihu për KosovaPress tha se ka pasur vështirësi në implementimin e ligjit të ri te ato biznese të cilat kanë ofruar mallra apo shërbime të cilat i takojnë normave të ndryshme të TVSh-së, edhe pse ai beson se kjo pako do të gjejë zbatim në tërësi tek bizneset.

Salihu thotë se artikujt të cilët janë me normën 8 për qind dhe në fakt shiten nga bizneset me 18 për qind, në raste të tilla duhet të ketë parasysh tatimpaguesi se është duke e vjel një TVSh pa të drejtë.

“Ndoshta ka edhe artikuj të cilët janë me normën 8 për qind dhe në fakt mund të shiten nga bizneset me 18 për qind. Në raste të tilla duhet të ketë parasysh tatimpaguesi se është duke e vjel një TVSh pa të drejtë dhe ajo TVSh sa i përket legjislacionit ajo TVSh duhet të kthehet në buxhet dhe tatimpaguesi për vjeljen e kësaj norma pa të drejtë do të ndëshkohet sipas legjislacionit për ATK dhe proceduarat”, thotë Salihu.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë se mund të ketë raste të mashtrimit, dhe për këtë inspektorët tatimor bëjnë kontrollet për tatimpaguesit të cilët vlerësohet se nuk janë duke i përmbushur detyrimet e tyre sipas legjislacionit në fuqi.

“Nëse një artikull ka kushtuar 1 euro me normën 16 për qind dhe tatimpaguesi nuk e ka zbritur normën e TVSh-së nga ky çmim direkt në 8 për qind TVSh-në, faktikisht vetëm ka bërë një mashtrim që ka shkruar normën 8 për qind, po në anën tjetër ka rritë shumën e tatueshme. Në këtë rast rritet fitimi i kompanisë, ndërsa konsumatori asgjë nuk ka përfituar”, thotë Salihu.

Ai thekson se Administrata Tatimore çdo ditë është në menaxhim të kompanive për të verifikuar zbatimin e legjislacionit tatimor dhe ka raste që vërehet se nuk është duke u zbatuar sipas vendimeve. Sipas tij, ATK mundohet që së pari t’i edukoj tatimpaguesit dhe pastaj nëse tatimpaguesi nuk përmirësohet, vije deri te aplikimi i masave ndëshkuese të parapara me legjislacionin tatimor. Salihu tha se aplikimi i ndëshkimit varet nga qarkullimi i kompanisë, dënimi është në vlerë prej 125 deri 1 mijë euro.

Drejtori për blerje dhe furnizim në dyqanet e “Albi”, Fatlum Haxhiu, për KosovaPress tha se nga fillimi i implementimit të TVSh-së së re, ose përshkallëzimit të saj, është duke u zbatuar në përpikëri si te produktet bazike që janë me 8 për qind, ashtu edhe te ato të luksit me 18 për qind.

“Në të gjitha marketet tona e kemi sistemin e centralizuar. Ndryshimi i çmimit kur bëhet, bëhet nga zyrat e “Albit” dhe implementimi bëhet për të gjitha pikat njësoj. Çmimet janë zbritur për të gjitha, varijon çmimi kur ka ngritje të produkteve bazike ose nga vet distributori që nuk është afruar zbritje. Ajo mund të ndodhë, mi rëpo sa i përket përshkallëzimit të TVSh është bërë ajo në 100% të produkteve sipër zbritjen e TVSh-së ashtu edhe për ngritjen e TVSh-së”, thotë Haxhiu.

Mirëpo, KosovaPress ka vërejtur në një dyqan të “Albit” në Prishtinë se çmimi i disa produkteve bazike nuk është zbritur, kurse çmimet e produkteve me normë 18 për qind janë ngritur.

Konsumatori L.S. prapa kamerës së KP thotë se në “Albi” për produktet bazike vetëm buka është 0.28 cent, kurse çmimet tjera që të gjitha janë të aplikuara me normën 18 për qind të TVSh-së.

Përndryshe, thuajse në të gjitha furrat e bukës në Prishtinë çmimi i bukës është sikur që ka qenë me pakon e vjetër të TVSh-së dhe sipas furrtarëve nuk pritet të ketë zbritje as në të ardhmen. Edhe furra “Labi” nuk ka ndryshuar çmimet e bukës me uljen e TVSh-së për këtë produkt ushqimor dhe bazik. Në këtë furrë një bukë 500 gramësh kushton 0.30 euro sikurse edhe në furrën “Bardhi” në kryeqytet.

Kurse, shitësja në furrën e bukës “Doni”, Blerdona Isenaj, për KosovaPress tha se edhe pse është ulur TVSh për këtë produkt, në furrën e tyre nuk është ulur çmimi i bukës, sipas saj është i njëjti sikurse që ka qenë. Shitësja e bukës thotë se pa ulur çmimi i miellit nuk do të ketë ulje të çmimit të bukës. Sipas saj, janë shtrenjtuar edhe çmimet e vajit, kripës etj, gjë që e pamundësojnë zbritjen e çmimit të bukës.

“Jo,çmimi i bukës është i njëjtë dhe nga 0.30 cent. Jo, besoj që jo… se njësoj është që nga fillimi. Ashtu siç është çmimi i miellit është edhe çmimi i bukës. Nëse lirohet çmimi i miellit lirohet edhe buka”, thotë Isenaj.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin e publikuar për “Indeksin e çmimeve për konsum”, shënon se çmimet e konsumit në Kosovë janë më të larta për 0.6% në muajin tetor 2015, krahasuar me muajin shtator të këtij viti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën