Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajraktarit, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Intervistimi po zhvillohet në kuadër të punës së Komisionit, i cili po shqyrton rrethanat dhe çështjet që lidhen me këtë rast.
Drejtoresha pritet të japë informacione lidhur me përgjegjësitë dhe veprimet institucionale në raport me rastin.
Kujtojmë se Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.
































