Kryesore

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

20.11.2026 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka prezantuar projektplanin e punës për Agjendën Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030, në një takim ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, partnerë ndërkombëtarë dhe organizata të grave.

Përmes një postimi, Haxhiu bëri të ditur se kjo agjendë synon t’i ofrojë Kuvendit një plan të qartë pune deri në vitin 2030, me fokus në fuqizimin ekonomik të grave, arsimin, punësimin, mbrojtjen nga dhuna dhe mbikëqyrjen parlamentare të zbatimit të ligjeve.

Ajo theksoi se në kuadër të këtij angazhimi do të organizohen edhe vizita në rajone të ndryshme të Kosovës, me qëllim të takimit me organizatat e grave dhe përfshirjes së përvojave të tyre në punën parlamentare.

Haxhiu nënvizoi se barazia gjinore duhet të reflektohet në jetën e përditshme, përmes pagës së barabartë për punë të njëjtë, të drejtës së barabartë në pronë dhe përfaqësimit të grave në proceset vendimmarrëse.

Ajo vlerësoi kontributin e grave në Kosovë, të cilat udhëheqin biznese e institucione dhe përfaqësojnë vendin edhe në arenën ndërkombëtare sportive, duke theksuar se Kuvendi ka përgjegjësi të krijojë mundësi të barabarta për çdo grua dhe vajzë.

Në fund, kryetarja e Kuvendit falënderoi zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Fatmire Mulhaxhën, kryesuesen e Grupit të Grave Deputete, Arijeta Rexhepin, UN Women në Kosovë dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme, pijet energjike shqetësim në rritje

Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme, pijet energjike shqetësim në rritje

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Bajrami: Vendimi i Kuvendit për gjendjen e jashtëzakonshme në energji nuk e përmirëson furnizimin, por i arsyeton reduktimet

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

Shukri Buja me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin pas vizitës në Kosovë: Të përqafoj fort, Baci Jakup

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

Osmani: Iniciativa për Ligjin për Specialen është mashtrim i madh për qytetarët

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Këshilltari i Trendafilovës pranon se Kosova ka të drejtë ta ndryshojë ligjin për Specialen, por kundërshton nismën

Analiza/ Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Valon Syla hedh dyshime: Thuhet se dikush nga PDK ka shtuar paragrafë jashtë dakordimit me BE në ligjin për Specialen