Trumpi nënshkruan urdhrin, ndalon pjesëmarrjen e transgjinorëve në sportet e grave

E publikuar: 05/02/2025 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për ndalimin e sportistëve transgjinorë nga pjesëmarrja në sportet e grave dhe vajzave.

“Ne do të mbrojmë traditën krenare të atleteve femra. Sportet e grave do të jenë vetëm për gra.” – ka thënë ai.

Trump ka shtuar se urdhri po ua bënë me dije çdo shkolle që merr para nga taksapaguesit se “nëse i lejoni burrat të marrin përsipër ekipet sportive të grave ose të pushtojnë dhomat e zhveshjes” ata do të hetohen dhe rrezikojnë të humbin fondet federale.

“Kështu që kjo menjëherë i jep fund sulmit mbi sportistet femra.”

Urdhri i Trumpit ndalon studentët e lindur meshkuj por që kanë ndërruar gjininë më pas, të marrin pjesë në sportet e vajzave dhe grave dhe të përdorin tualetet e tyre.