
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i cili nuk është i pranishëm në samitin evropian të kësaj fundjave, ka përdorur platformën e tij “Truth Social” për të paralajmëruar se duhet shpenzuar më pak kohë “duke u shqetësuar për Putinin”.
Trump thotë se më shumë kohë, duhet të shpenzohet “duke u shqetësuar për bandat e përdhunimit të emigrantëve, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet mendore që hyjnë në vendin tonë”.
Ai shton se kjo do të siguronte “që ne të mos përfundojmë si Europa”.