Tronditëse: Një i ri në Prishtinë bërtet “Allahu ekber” dhe hidhet nga kati i tretë
Një i ri në Prishtinë ka kërcyer nga kati i tretë i një ndërtese në Prishtinë. Para se të hidhet, ai ka bërtitur Allahu ekber, kanë thënë dëshmitarë të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës. I riu që është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se viktima që ka tentuar të bëjë vetëvrasje s’ka pasur bindje radikale fetare, edhe pse në momentin kur është hedhur nga kati i tretë, ka thirr “Allahu ekber”.
Viktima është hedhur nga dritarja në prezencë të babait dhe një familjari tjetër, të cilët kanë tentuar të ndalojnë.
/express/